Durrës, 12 qershor 2014 – Nis procedimi penal në gjendje të lirë për dispeçerin dhe përgjegjësin e brigadierëve P.M., 56 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin për 56 vjeçarin, dispeçer pranë një kompanie që operon në sektorin e ngarkim-shkarkimit në port, pasi në bazë të hetimeve të kryera rezulton se shtetasi P.M. ka pasur dijeni për difektin dhe nuk ka marrë masa për riparimin e tij.
Difekti në mekanizmin e shkarkimit të një sillosi në portin e Durrësit i kushtoi jetën 53 vjeçarit Fatmir Idrizi, i cili u asfiksua rreth orës 15.00 të ditës së djeshme, pasi gjatë tentativës per te rivene ne pune mekanizmin e shkarkimit, ra ne sillos dhe u mbulua nga nje sasi e madhe plehu kimik.
Sipas policisë, dispeçeri, pavarësisht se ishte në dijeni të difektit, që mesa duket nuk ishte hera e parë që ndodhte, nuk kishte marrë asnjë masë për riparimin e tij.
Shtetasi Fatmir Idrizi ishte punëtor ngarkim-shkarkimi pranë kompanisë që po kryente shkarkimin e një anije turke, që kishte sjellë në portin më të madh në vend rreth 3000 ton nitrat (pleh kimik).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





