DURRES, 05 mars 2013 – Arrestohet një shtetas nga Tirana me 47 kg marijuanë. Gjatë një operacioni të sektorit kundër krimit të organizuar është kapur dhe prangosur shtetasi Ilir Shabani, 54 vjeç nga Tirana.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në zonën e plazhit të Durrësit, pasi në automjetin e drejtuar prej tij ëhstë gjetur sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike.
Policia po punon për të zbuluar edhe persona të tjerë që mund t’i kenë siguruar 54 vjeçarit sasinë e drogës.





