Dy të rinj të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë kapur në flagrancë nga policia e Durrësit me doza kanabisi.

Në lagjen nr. 17, shtetasve R.H dhe S.M., respektivisht 17 e 19 vjeç, banues të dy në Durrës, iu gjetën gjatë një kontrolli 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedimi penal.