“Në portin e Durrësit, Policia Kufitare në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në hyrje ka proceduar penalisht dy shtetas për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"”,- njofton policia.
Por, policia nuk jep asnjë informacion lidhur me gjeneralitetet e dy personave që po procedohen, vendbanimin e tyre, sasinë e valutës që iu është gjetur etj.





