Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.
Burime policore bëjnë të ditur se specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ndaluar shtetasin në kërkim Romeo Skënderi, 38 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





