Durrës, 19 prill 2014– Policia e Durrësit ka ndaluar dy shtetase, njëra prej të cilave vetëm 17 vjeç.

Mësohet se 17 vjeçarja M.H., nga Lushnja, ishte larguar në mesin e muajit mars nga shtëpia e saj dhe që nga ajo kohë policia e kishte shpallur në kërkim. Familjarët e saj nuk kishin mundur të viheshin në kontakt me 17 vjeçaren, e për këtë kishin bërë denoncimin përkatës në polici. Vajza, që ende s’ka mbushur moshën madhore ju është dorëzuar efektivëve të komisariatit të Lushnjes, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë një 37 vjeçare nga Tirana, Flora Nika është ndaluar nga policia, pasi rezulton se është bashkëpunëtore e një të arrestuari në datë 6 shkurt të këtij viti, i akuzuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim”. Flora Nika dhe Gjin Kola kishin ndihmuar, kundrejt një pagese prej 700 euro një 33 vjeçar nga Kamza të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin përmes portit të Durrësit në fillim të muajit shkurt.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/