Një 29-vjeçar nga Durrësi, banor i lagjes nr.7, është arrestuar në flagrancë nga policia.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e të riut J.Z. efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.5 gram kanabis sativa.

Policia e Durrësit ka ngritur akuzën ndaj 29-vjeçarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.