Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancin e muajit dhjetor dhe njofton se janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë.

Mësohet se janë vendosur gjithsej masa 1683 administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Durrësit, e angazhuar 24/7 me logjistikë të avancuar për sigurinë në akset rrugore të qarkut.

Gjatë muajit dhjetor, si rezultat i monitorimeve të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente si radarë automatikë, dronë cilësorë, poliskanë dhe dragera:

Janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të përcaktuara nga neni 290 dhe neni 291 të Kodit Penal.

Janë vendosur gjithsej masa 1683 administrative, të ndara si më poshtë:

•   Tejkalim shpejtësie: 760 masa 
•   Mosvendosje e rripit të sigurimit: 108 masa 
•   Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 25 masa 
•   Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 75 masa 
•   Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 5 masa 
•   Parakalim i gabuar: 39 masa
•   Ndalim/qëndrim i gabuar: 518 masa 
•   Mungesë siguracioni: 6 masa 
•   Shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 286 masa 

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe zonat e banuara, duke ndërmarrë masa konkrete për të minimizuar incidentet dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar rendin e sigurinë rrugore.

Policia apelon qytetarët:
Respektoni rregullat e qarkullimit
Shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
Mos kryeni parakalime të gabuara dhe respektoni kufizimet e shpejtësisë

Për një qarkullim më të sigurt!