Drejtuesi i një mjeti tip “Volksvagen” ka rënë në prangat e policisë rrugore të Durrësit, pasi ka rezultuar se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në zonën e ish-Kënetës, shtetasi Sh.E. 40 vjeç ka dështuar në testin e alkoolit, gjë që I ka kushtuar lirinë.