Policia e qarkullimit rrugor në Durrës është zhvendosur e gjitha në rrugë, me objekt kontrollin e mjeteve të transportit publik, autobuzë dhe furgonë. 

Shefi i qarkullimit rrugor, Valentin Floriri, tha se “është hartuar një plan masash për mjetet e trasportit publik dhe të nxënësve. Të gjitha këto mjete janë objekt i kontrollit në Durrës, Shijak dhe Krujë”.

Vetëm gjatë orëve të para të këtij aksioni janë vendosur 47 masa administrative për shkelje të ndryshme, janë pezulluar 4 leje drejtimi pasi shoferët ishin pa patentën përkatëse, janë pezulluar 8 licenca të transportit publik.

DurrësLajm sjell foto të shkrepura në rrugë të ndryshme në Durrës, Shijak dhe Krujë, ku efektivët e policisë rrugore janë duke ushtruar kontrolle tek mjetet që transportojnë nxënësit e shkollës pa kushtet e duhura të sigurisë.

K.H.