Në 24 orët e fundit, sektori i Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas.
Duke iu referuar njoftimit zyrtar të policisë, 4 shtetasit e arrestuar janë në moshë të re dhe në dy raste aksidentet janë regjistruar për shkak të konsumimit të alkoolit nga ana e drejtuesve të mjeteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Të arrestuarit nga Sektori i Qarkullimit Rrugor:
E. J., 37 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
F. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
E. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen P. N., 33 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
F. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit F. Q., E. K., O. B., R. T, dhe S. H, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.