Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në harkun kohor të një jave kanë prangosur 4 shtetas të akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Në vijim të zbatimit të planit të masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë janë pezulluar 74 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie dhe 2 leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje te dehur.

Gjatë periudhës 18-23 shtator efektivët e Policisë Rrugore në Durrës kanë vendosur 1 570 masa administrative, nga këto:

• 102 për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar; 
• 522 për mungesë të rripit të sigurimit; neni 170/1 Kodit Penal;
• 19 për mungesë të kaskës mbrojtëse; 
• 245 për parkime te gabuara dhe 
• pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të normave të Kodit Rrugor.