Në gjendje të dehur në timon, por kjo u ka kushtuar lirinë.
Kështu u ka ndodhur dy drejtuesve të mjeteve në Durrës, të cilët janë prangosur nga efektivët e Policisë Rrugore, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se kishin abuzuar me alkoolin.
Shtetasi A.D., vjeç 55, banues në Durrës, u arrestua te Ura e Dajlanit, ndërsa po ngiste automjetin tip “Tojota”, ndërsa shtetasi V.T., vjeç 37, u ndalua në lagjen nr.13, ndërsa po drejtonte një mjet tip “Opel”.
Madje ky i fundit, përveç faktit që ishte i dehur, nuk kishte as leje drejtimi, duke e rënduar edhe më shumë pozitën e tij.





