Durrës, 26 gusht 2014 –  Procedohen penalisht 8 shtetas për krim mjedisor në rrethin e Durrësit.

Në 24 orët e fundit, menjëherë pas deklaratave të forta të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për luftën kundër ndërtimeve pa leje strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës janë hedhur në veprim.

Policia e Durrësit fton qytetarët të raportojnë rastet kur bëhet fjalë për ndërtime abuzive në numrin pa pagesë 129. Policia deklaron se për të gjithë informatorët do të ruhet anonimati.

Në të njëjtën kohë denoncimet mund të bëhen edhe në faqen zyrtare në Facebook, Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës.

Personat që po ndiqen penalisht në Durrës dhe Shijak

Komisariati i Policisë Durrës ka proceduar në gjendje të lirë:

1.Shtetasin F.S., 51 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar rreth orës 10.30 rezultoi se kishte ndërtuar një mur rrethues me gjatësi 33 m në banesën e tij në lagjen Nr 15 Durrës, pa leje të organeve kompetente.
2.Shtetasin F.M.,  59 vjec, banues në Durrës, i cili gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet  rezultoi se kishte ndërtuar pa leje katin e dytë të banesës e tij në lagjen Nr 8 Durrës.
3.J.M.,  53 vjec, banues në  Durrës, i cili rezultoi se kishte ndërtuar pa leje një mur rrethues para banesës së tij në lagjen Nr 3 Durrës.
4.K.E.,  53 vjec, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar rreth orës 16.00 rezultoi se po vijonte një ndërtesë 1-katëshe (magazine) në lagjen Nr 15 Durrës pa leje.
5.A.Gj., 43 vjec, banor i fshatit Shënavlash, i cili po kryente ndërtim të paligjshëm banese.

Komisariati i Policisë Shijak  ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

1.B.E.,  30 vjec, banues në Rrotull, sepse nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tokën e tij në fshatin Rrotull po ndërtonte një shtëpi banimi pa qenë i pajisur me lejen përkatëse.
2.L.P.,  49 vjec, banues në Shkafane, sepse rezultoi se në  këtë fshat po ndërtonte një shtëpi banimi pa qenë i pajisur me leje të organeve kompetente, në tokë shtetërore.
3.M.Gj.,  49 vjec, banues në  Tiranë, sepse nga kontrolli i ushtruar rreth orës 11.00 rezultoi se në tokën e tij tek Gjiri i Lalëzit  po ndërtonte një mur betoni, pa qenë më parë i pajisur me leje të organeve kompetente.
Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ndërtim i paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/