Durrës, 16 maj 2014 – Një efektivi të Policisë Kufitare të Durrësit, hajdutët i kanë vjedhur automjetin tip Benz 200, por së bashku me mjetin edhe armën e shërbimit.
Efektivi E.Q., 29 vjeç, banues në Durrës, ka deklaruar në polici se automjetin e kishte parkuar në lagjen nr.1, por gjatë orëve të drekës automjeti i kishte ‘avulluar’.
Nuk dihet nëse hajdutët kishin dijeni që më parë nëse në automjetin e programuar për të vjedhur ndodhej edhe një pistoletë.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, të cilët akuzohen për veprën penale të ”Vjedhjes”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





