Një derë hekuri u “ka mbirë” banorëve të lagjes nr.1, mëngjesin e sotëm, në rrugën që përshkojnë çdo ditë, duke u bllokuar kalimin.
Në denoncimin që ka mbërritur pranë redaksisë së “DurrësLajm” shkruhet se porta e hekurt është vendosur gjatë natës dhe ata janë habitur kur mëngjesin e sotëm e kanë gjetur para syve.
Sipas qytetares, kjo rrugë kalimi përshkohet nga komuniteti i zonës dhe shumë qytetarë sot janë detyruar të kthehen mbrapsht.
“Pershendetje, jam qytetare e lagjes nr 1 ne Durres.
Pas Kastratit te vollga na eshte mbyllur rruga qe vijme per ne shtepi me nje porte hekuri te salduar.
Kur u ngritem vume re qe eshte bllokuar rruga.
Eshte bere naten, sepse deri dje nuk kishte asgje. Nga do kalojme? Do ikin femijet ne kurse dhe ne shkolle, kush doli pronar i rruges??
Shume njerez sot jane kthyer mbrapsht. Vijne deri aty dhe ikin.
Po te ishte e ligjshme kjo mbyllje,nuk behej naten, ne dite pushimi, sepse mbreme ishte e kalueshme”,– shkruan qytetarja, që na ka dërguar edhe foto e video që po i publikojmë.





