/th. m. portali DurresLajm/
Durres, Porti do të zhvendosë siloset e grurit
9 nëntor 2015 – Drejtoria e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës, ka ndërmend të zhvillojë një tender për një investim disi të veçantë. Bëhet fjalë për zbatim-ndërtimin e bazamentit të siloseve të drithit dhe zhvendosjen e tyre nga kalata nr. 5 në sheshin pas kalatës 2.
Ky investim prej 15 milionë lekë (107 mijë euro) bëhet nga të ardhurat e vetë portit. Punimet duhet të përfundojnë 60 ditë nga data e fillimit te tyre. Tenderi do të zhvillohet më 16 nëntor 2015.
Projektimi nga inxhinieri i ndjerë Shpëtim Prodani dhe kolegë të tij dhe ndërtimi i siloseve të grurit u takon viteve 1980. Gruri përpunohet në kalatën 5, e cila ka një gjatësi 236 metra linear dhe thellësi pranë kalatës nga 7.1 deri 9.2 metra. Kalata është e pajisur me 5 silose për depozitimin e grurit me kapacitet 1 500 tonë.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllen votimet në Hungari, mbi 78% pjesëmarrje, nisin ethet për numërimin dhe fituesit! Sondazhet tregojnë se…
Operacionet e ushtrisë ndaj organizatave terroriste, dhjetëra të vrarë nga bombardimet ajrore në Nigeri!
Vrapoi më shpejt se Usain Bolt, adoleshenti australian vendos rekord botëror në 200 m në U20
E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit, humb jetën në spital!





