DURRËS, 15 maj 2015 –  Takim paraprak i grupeve të punës në lidhje me menaxhimin e sezonit veror, ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Prefekti i qarkut Rolant Xhelilaj mblodhi drejtues të policisë së shtetit qarkut: Ervin Hasrama shef i komisariatit Durrës, Moisi Sula shef i komisariatit Krujë, Erdit Reçeku shef i komisariatit Shijak, Asllan Shyti komandanti i shërbimit të qarkut. Në këtë takim Prefekti Xhelilaj vuri theksin në përmirësimin e punës së këtyre strukturave për shërbimet që ofrojnë ndaj qytetarëve dhe jo vetëm:

“Ndodhemi në fillim të sezonit turistik veror dhe qarku Durrës mbipopullohet nga turistët apo pushuesit e ndryshëm që pushojnë në vendin tonë. Në këto kushte lind nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe vëmendjes që duhet të tregojnë strukturat përkatëse në drejtim të përmirësimit të shërbimeve, përgjigjes në kohë dhe me cilësi të tyre si dhe garantimit të plotë të sigurisë në nivel qarku. Në këtë kontekst është e nevojshme bashkëpunimi dhe ndërveprimi direkt me operatorët privatë si dhe të gjitha strukturat shtetërore që këto shërbime të jenë sa më eficente”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/