DURRËS, 2 mars 2015 –  Disa sipërmarrës në industrinë turistike dhe kulinarisë janë interesuar për të filluar mbarë sezonin e ri turistik dhe për këtë qëllim kanë marrë pjesë në një testim / degustim të prodhimeve të detit në një kurs shtetëror kuzhine. Sikurse bën të ditur Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Durrës, rezultatet kanë qenë të larta.

Pjesëmarrësit në formim janë ndier të kënaqur që kanë arritur të përvetësojnë njohuri nga tradita vendase dhe ajo e huaj. Biznesmenët e pranishëm kanë parë mundësinë e punësimit të kursantëve në bar-restorantet e tyre.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/