DURRËS, 20 maj 2013– Ditën e premte, më datë 17.05.2013, rreth orës 19.00, u policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin B.M., 17 vjec, banues në Komunën Xhafzotaj Durrës.
Sipas policisë shtetasi në fjalë rreth orës 13:00, në bashkëpunim me vëllain e tij, Gerald Muja, 18 vjeç, për të cilin pas kërkimeve të kryera u bë shpallja në kërkim dhe po punohet në këtë drejtim, dyshohet se ka goditur e kanosur me thikë, fyer, për shkak të detyrës dhe më pas shkatërruar derën kryesore të zyrës së drejtorit të Shkollës së Mesme “16 Shtatori”në qytetin e Shijakut.
Nga hetimet paraprake të policisë të kryera lidhur me rastin rezultoi se rreth orës 08:00, Keshilli Pedagogjik i kësaj shkolle, kishte marrë vendim unanim për përjashtimin nga shkolla përgjithmonë të nxënësit B.M. për shkak të sjelljeve jo të hijshme kundrejt drejtorit të shkollës.
Mbi 17 vjeçarin rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale ” Shkatërrim prone”, ”Goditje për shkak të detyrës’’, ”Kanosje për shkak të detyrës’’, “Fyerje per shkak te detyres’’ dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve te ftohta’’, parashikuar nga nenet 150/2, 237/2, 238/2, 239/2 dhe 279 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit B.M.
Ndërsa për vëllain e tij Geraldo Muja rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Shkatërrim prone” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 150/2 dhe 237/2 te Kodit Penal ne ngarkim te shtetasit.





