DURRES, 18 prill 2013– Dy ditët e fundit shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës kanë identifikuar në kufi dy persona të kërkuar, të cilët synonin hyrjen në territorin shqiptar si më poshtë:
Mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 09:00, Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Portit në Durrës, identifikuan e kapën shtetasin në kërkim Ermal Myzeqari, 27 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durrës, me vendim penal datë 18.05.2010 e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burgim për veprat penale "Mashtrim me sigurimet mbetur në tentativë” dhe "Fallsifikim i dokumentave”, dënim i cili është lënë në fuqi me vendimin e datës 06.11.2012 të Gjykatës së Apelit në Durrës.
Gjithashtu mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 09:30, në Terminalin e Pasagjereve të Portit të Durrësit, gjatë rregjistrimit në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar shtetasin e kërkuar Mond Muça, 19 vjeç, banues në Allias Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendim penal datë 15.04.2011, e ka dënuar me 2 muaj e 25 ditë burgim për veprën penale “Vjedhje”.
Veprimet proceduriale lidhur me këta dy shtetas po kryhen nga strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Durrësit.





