DURRËS, 24 maj 2013– Ditën e djeshme strukturat policore të Durrësit kanë kryer arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve për një sërë sendesh të paligjshme të sekuestruara gjatë kontrolleve të banesave të tyre si armë e drogë.
Policia e Durrësit në orën 20.00 të ditës së djeshme ka vënë në pranga shtetasit Gentjan Beqiraj, 29 vjeç, banues në Durrës, Indrit Beqiraj ( i vëllai), 22 vjeç, banues në Durrës dhe Arben Elezi, 47 vjeç, banues në fshatin Gjepalaj Shijak.
Sipas burimeve të policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy vëllezërve Gentian dhe Arben Beqiraj, kryer në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Durrës, u gjetën e sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
-1 armë zjarri model EKOEL kalibër 9 mm me 7 copë fishekë të të njëjtit kalibër;
-100 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë
-1 dorezë metalike grushti
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale për llogari të hetimit u sekuestruan edhe 5 aparate telefonikë celularë dhe 30.000 Pesos (kartmonedha argjentinase).
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e shtetasit Arben Elezi u gjet 1 armë luftarake tip automatik, 30 copë fishekë model 56, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Mbi 3 shtetasit e arrestuar rëndon akuza e kryerjes së veprave penale “Prodhim e shitje e lendeve narkotike, kryer ne bashkepunim” dhe ”Mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake”.





