DURRËS, 16 maj 2013– Një shpërndarës lëndësh narkotike është vënë në prangat e policisë ditën e djeshme.
Policia e Durrësit dje rreth orës 17:00, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Rezart Allamani, 22 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Arrestimi tij u be pasi rreth orës 10.00 të po kësaj dite, gjate një kontrolli të ushtruar në ambientet e një lokali Internet të marrë me qera nga ky shtetas në Fushë -Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 491.6 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kanabis Sativa, në gjendje të thatë, e ndarë në 75 qese të vogla farmaceutike, një kallëp tritoli me përmasa 5x5x10 cm si dhe dy kapsolla detonatore.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet iu përcollën Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“ dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e lëndëve narkotike”.





