Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një vajzë të re nga Shkodra, e shpallur në kërkim nën akuzën e vjedhjes.
Policia bën me dije se “Më datë 30.05.2017, u ndalua shtetasja në kërkim M.Q., vjeç 24, banuese në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal”.





