DURRËS, 10 korrik 2013 – Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale R.Ç., 28 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë 28-vjeçari ditën e djeshme, rreth orës 19.30, por edhe më parë në mënyrë sistematike, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij 25-vjeçare.

Lidhur me këtë ngjarje materialet e mbledhura nga ana e policisë iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale ”Dhunë në familje”.