DURRËS, 16 maj 2013– Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme 3 shtetas të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve të vogla.
Më datë 15.05.2013, ora 22.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Merga, 38 vjeç, banues në Durrës, sepse rreth orës 19.00, në lagjen Nr 8 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasitme iniciale A.T. ka tentuar të vjedhë disa pajisje.
Materialet për rastin në fjalë iu përcollën Prokurorisë Rrethit Durrës për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”.
Më datë 15.05.2013, ora 22.30, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A.L., 14 vjeç, banues në Durrës, sepse rreth orës 15.00 të ditës së djeshme 14 vjeçari është kapur në flagrancë duke vjedhur disa profile duralumini në një konteiner në Kalaten Lindore të Portit të Durrësit.
Materialet e mbledhura nga policia iu përcollën Prokurorisë Rrethit Durrës për veprën penale të vjedhjes.
Më datë 15.05.2013, ora 18:00, blutë kanë arrestuar në flagrancë i shtetasin Klajd Maja, 24 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi në fjalë dyshohet se me datë 15.05.2013, në lagjen Nr 1 Krujë, ka vjedhur disa pajisje elektronike në një disko.
Nga puna e bërë nga ana e policisë ka rezultuar se ky shtetas është edhe autor i vjedhjes së pikturave dhe të disa objekteve të tjera në një hotel në lagjen Nr.1 Krujë.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet proceduriale për rastin në fjalë iu përcollën për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kruje per vepren penale te vjedhjes.
Mbi të tre këta persona rëndon akuza e kryerjes së veprës penale të vjedhjes.





