Durrës, 30 mars 2014 – 3 shtetas kosovarë, me moshë përkatësisht 36 dhe 38 vjeç, kanë tentuar të kalojnë përmes portit të Durrësit për në vendet e zonës Shengen me leje qëndrimi zviceriane të falsifikuara.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Necat Sala, 36 vjeç, banues në Prizren; Flamur Mazreku, 38 vjeç, banues në Prizren dhe Cemali Tuna, 36 vjeç, banues në Mamush pasi kanë përdorur dokumenta identifikuese falso me qëllim kalimin për në Itali dhe më tej në Zvicër. Ndalimi i tyre është bërë në terminalin e përpunimit të automjeteve, ndërsa po tentonin të udhëtonin në mënyrë të kundraligjshme. Policia ka sekuestruar lejet e qëndrimit falso në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj 3 të ndaluarve rëndon akuza “Fallsifikim i dokumentave”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





