DURRËS, 8 korrik 2013 – Policia e Durrësit dy ditë më parë, rreth orës 22.00, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elvis Sadiku, 30-vjeç, banues në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit arrestimi i 30-vjeçarit u bë pasi më datë 05.07.2013, rreth orës 18.15, në lagjen nr. 13 Durrës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Alfa Romeo me targa AA 518 DD, ka aksidentuar shtetasin me iniciale A.T., 47-vjeç, banues në Dibër, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet e mbledhura nga ana e policisë së Durrësit në lidhje me ngjarjen e mësipërmë iu përcollën Prokurorisë Rrethit Durrës.
Mbi 30-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.





