DURRES, 27 qershor 2013 – Ditën e djeshme me datë 26.06.2013, ora 14.00, blutë e policisë së Durrësit kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Petrit Hithi, 31-vjeç, banues në fshatin Arrameras Krujë.
Sipas policisë së Durrësit, drejtoria e policisë së qarkut Tiranë me datë 25.06.2013 e ka shpallur në kërkim këtë shtetas, pasi Gjykata e Tiranës, me vendim të datës 29.05.2013 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake “.
Sipas policisë së Durrësit 31-vjeçari Petrit Hithi iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të drejtorisë së policisë të qarkut Tiranë.





