DURRËS, 1 korrik 2013 – Ushtronte sistematikisht dhunë fizike ndaj bashkëshkëshortes, arrestohet nga policia.
Air Selaci, 41 vjeç, banues në fshatin Derven të Krujës, u arrestua në flagrancë nga policia e Krujës, pasi akuzohet se rreth orës 14:00 të një dite më parë, në fshatin Derven ka dhunuar e kanosur seriozisht për jetën bashkëshorten e tij 42-vjeçare.
Shtetasi në fjalë dyshohet të ketë dhunuar në mënyrë të përsëritur edhe më parë shtetasen në fjalë.
Arrestimi i 41-vjeçarit sipas policisë erdhi pas denoncimit që bashkëshortja bëri kundrejtë tij në polici, për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Mësohet se konfliktet mes çiftit ishin të hershme dhe kishin ardhur si pasojë e kushteve të vështira ekonomike në të cilën jetonin prej kohësh.
Materialet për rastin në fjalë iu përcollën për ndjekje të mëtejshme prokurorise Rrethit Krujë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





