DURRES, 20 qershor 2013 – Shërbimet e Policisë Qarkut Durrës kanë vijuar punën për kontrollin e territorit, duke i dhënë përparësi kontrolleve të ushtruara gjatë orëve të natës.

Në kuadër të masave të marra, mbrëmjen  e djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kapën në flagrancë një tjetër shtetas i cili lëvizte i armatosur.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, është arrestuar në flagrancë shtetasi Agron Guza, 43 vjeç, banues në Koxhas Shijak.

Rreth orës 23.50 të mbrëmjes së djeshme, në Fermë Sukth, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me një krëhër me 14 copë fisheke, të cilat ai i mbante pa leje.

Mbi 43-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë monitorimin e territorit në funksion të parandalimit të çdo aktiviteti të mundshëm kriminal.