Bie në prangat e policisë një 46-vjeçar nga Durrësi në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin: L.B., 46 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".





