Durrës, 1 gusht 2014 – Një pensioniste që kishte shkuar të tërhiqte pensionin në zyrën përkatëse në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit ka rrezikuar të humbiste të gjitha lekët.

Ndërsa 74 vjeçarja V.Zh. ndodhej ende brenda zyrës së tërheqjes së pensionit, 53 vjeçari Fatmir Kasemi, nga Durrësi, që e kishte ruajtur me kujdes gruan e moshuar tentoi t’i vidhte asaj portofolin nga çanta.

Veprimi i 53 vjeçarit është vënë re nga disa prej pensionistëve, që kanë ndërhyrë në çast për të parandaluar vjedhjen.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila pas mbërritjes në vendngjarje ka arrestuar në flagrancë 53 vjeçarin Kasemi, i akuzuar për “Vjedhje”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/