DURRËS, 17 qershor 2013 – Policia e Durrësit ditën e shtunë më datë 15.06.2013, ora 24.30, ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Vasil Rika, 38-vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë së Durrësit ky shtetas është shpallur në kërkim nga policia me datë 07.06.2013, pasi dyshohet se ka mashtruar të paktën 4 shtetas duke u marrë secilit shumën prej 300 euro, me premtimin se do t’i punësonte në Norvegji.
Mbi 38-vjeçarin Vasil Rika, rëndon akuza për kryerjen e veprën penale të mashtrimit.





