DURRES, 4 dhjetor 2013 – Policia e Durrësit i ka vënë prangat mësuesit të shkollës së mesme profesionale në Shkozet, Thoma Llazari, i cili akuzohet se nuk ka kallëzuar krimin.
Llazari po jepte mësim në orën e praktikës në ofiçinën e shkollës, kur Edrin Varaku qëlloi duke vrarë bashkëmoshatarin e tij, Adriatik Tota.
Por edhe pse ka parë skenën e tmerrshme, mësuesi u ka thënë policëve që nuk di gjë për këtë ngjarje.
Pasi kanë përballur dëshmitë, policia i ka vënë prangat mësuesit, pasi ishte personi përgjegjës që duhej të kallëzonte krimin.
Ndërkohë autori i krimit, Edrin Varaku ka treguar se armën e mbante të fshehur poshtë xhupit.
Ai tha përpara policëve se Adriatik Tota e ofendonte shpesh.





