DURRËS, 4 korrik 2013 – Ditën e djeshme rreth orës 14.30, blutë e Durrësit kanë arrestuar shtetasin në kërkim Marius Mona, 24 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas policisë së Durrësit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, me datë 12.06.2013 ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi për veprën penale të vjedhjes, vepër për të cilën ky shtetas u shpall në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës.
Materialet e grumbulluara nga ana e policisë së Durrësit iu përcollën për ndjekje Prokurorisë Durrës.





