Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e ambulancës, i cili teksa drejtonte mjetin një ditë më parë humbi kontrollin dhe u aksidentua e për pasojë humbi jetën pacientja e moshuar.

Burimet zyrtare njoftojnë se 51-vjeçari është përplasur me murin rrethues të një subjekti.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.