DURRËS, 17 shkurt 2015 –  Institucioni i Prefektit të qarkut të Durrës-Krujës njofton se, të martën, më 17 shkurt 2015, Prefekti i Qarkut Durrës Rolant Xhelilaj, i shoqëruar kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj si dhe përfaqësues të shërbimit pyjor, mori pjesë në mbjelljen e fidanëve në zonën e Fushë-Krujës në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit. 

Degradimi i masivëve pyjorë ka sjellë efekte mjaft kaotike, të cilat, të shoqëruara edhe me ndryshimet klimatike, janë shkak i përmbytjeve të herëpashershme. Kjo fushatë zhvillohet në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, datë 29 tetor 2014 “Për krijimin e Task-forcës për marrjen e masave për veprimtaritë në kuadër të Ditës Kombëtare të Pyllëzimit dhe organizimin e fushatës kombëtare të pyllëzimit”. Fushata bëhet në kuadër të politikave të qeverisë për të përmirësuar sipërfaqet e degraduara pyjore, me synim frenimin e fenomeneve të erozionit dhe rritjen e peizazhit estetik natyror me efekte të konsiderueshme në fushën e turizmit e më gjerë. Degradimi i masivëve pyjorë ka sjellë efekte mjaft kaotike, të cilat të shoqëruara edhe me ndryshimet klimatike janë shkak i përmbytjeve të herë pas hershme. Fushata e pyllëzimeve është hapur në fillim të muajit dhjetor 2014 dhe do të vazhdojë, duke mbajtur në konsideratë kushtet klimatike të zonave, deri në muajin mars të vitit 2015. Ajo do të vazhdojë deri në një moment, në të cilën do të gjykohet si e domosdoshme. Janë lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe drejtorisë rajonale së shërbimit pyjor.

Zyra e shtypit e Këshillit të Qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se të martën, më 17 shkurt 2015, ky institucion ka nisur punën për mbjelljen e 45 mijë pemëve dekorative në kurorën e Fushë-Krujës. 

Prefekti Rolant Xhelilaj deklaroi: 

“Kjo punë e nisur është pjesë e programit të qeverise për t’i kthyer vendit sipërfaqet e gjelbëruara. Puna në fakt ka nisur që në muajin dhjetor, që është edhe muaji i pyllëzimit. Në bazë të një plani të detajuar nga ana e institucionit të Prefektit, në bashkëpunim me shërbimin pyjor, të gjitha ndërmarrjet shtetërore sikurse janë Porti Detar, Hekurudha, ALUIZNI, shkollat e mesme, repartet e MNZ-së etj., do të mbjellin pjesën e tyre të fidanëve në këtë kurorë. Janë 45 mije fidanë, që parashikohen të mbillen deri në fund të muajit mars. Pjesë e këtij projekti është edhe gjelbërimi i oborreve të shkollave, mjediseve të ndërmarrjeve industriale, punë, e cila ka disa ditë qe ka nisur”.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj tha:

“Sot nisim nga puna për gjelbërimin e kësaj zone të Fushë-Krujës. Është një projekt, sipas të cilit do të mbillen një sasi e konsiderueshme fidanësh pishe.

Projekti është pjesë e programit të madh të qeverisë për rehabilitimin e pyjeve të dëmtuara gjatë 25 viteve të fundit si dhe për krijimin e sipërfaqeve të reja të gjelbëruara. Këshilli i Qarkut Durrës, nëpërmjet ndërmarrjes së rrugëve, që ka në vartësi, do të mbjellë 500 fidanë pishe. Është zgjedhur pikërisht kjo zonë për t’u gjelbëruar për shkak të nivelit të lartë të ndotjeve të shkaktuara nga guroret, gropat e gëlqeres, fabrikat e çimentos si dhe nga dora e njeriut. Në këtë mënyre synojmë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj zone”.

/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi a. k./