Zyra e shtypit e institucionit të Prefektit të qarkut Durrës beri të ditur se të hënën, më 8 shkurt 2021, u zhvillua një takim me krerët e drejtorive rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Policisë së Shtetit.

Ata raportuan para prefektit të qarkut Roland Nasto mbi punën e bërë deri tani, problematikat e hasura si dhe masat që duhet të merren për përmirësimin e punës në drejtim të parandalimit dhe luftës anti Covid -19 në Qarku Durrës.

Nga ana e tij, Nastoja vuri theksin në situatën problematike të krijuar nga Covid -19, në papërgjegjshmërinë, shkeljen e rregullave, mosrespektimin e protokolleve dhe kërkoi bashkëpunim midis institucioneve për rritjen e efektivitetit të punës, menaxhimin e situatës, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave dhe protokolleve të shëndetësisë.

Nasto urdhëroi të rritet më shumë kërkesa ndaj subjekteve dhe individëve për zbatimin e masave anti Covid- 19; të shtohet prania e Policisë së Shtetit në grupet e Task-Forcës; vëmendje të shtuar në shkolla, biznese, fasoneri, call-center, kafene, restorante, tregje etj.; shtim të kontrolleve në

Prefekti i Qarkut Durrës u bën thirrje të gjithë banorëve të qarkut të mos neglizhojnë asnjë shenjë sëmundjeje dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin dhe gjurmimin e çdo simptome e më pas të vijojnë trajtimin ambulator në banesë.

Th.M.