DURRËS, 2 qershor 2014 –  Shembja e pallatit te Shkëmbi i Kavajës më 29 maj 2014 ishte aksioni i fundit i INUK-ut në territorin e qytetit të Durrësit në prag të sezonit turistik, ka bërë të ditur prefekti i qarkut z. Rolant Xhelilaj. 

“Dyrrah”-u mësoi se gjatë periudhës së sezonit turistik nuk do të ketë më prishje të ndërtimeve pa leje në plazhin e Durrësit dhe te Shkëmbi i Kavajës, pasi, sipas Prefektit Rolant Xhelilaj, C4-a e IUNUK-ut “krijon shqetësim në zhvillimin normal të aktivitetit pushuesve, të cilët frekuentojnë zonat turistike të qarkut”.

Sipas “mëkëmbësit” të kryeministrit në Durrës e Krujë, do të operohet shpejt për heqjen e të gjitha mbetjeve inerte të shkaktuara nga shkatërrimi i ndërtesës shumëkatëshe në zonën e Shkëmbit të Kavajës “për të mos lënë asnjë gjurmë të një situate të papranueshme”, u shpreh Xhelilaj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/