Gjendet nga efektivët e policisë së Durrësit, 21 vjeçarja që së bashku me djalin e saj të mitur rezultonte e larguar nga shtëpia që nga data 1 gusht.
Në deklaratën e saj, dhënë para efektivëve të policisë, 21 vjeçarja A.M. ka rrëfyer se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa.
Për rreth dy javë me rradhë, familjarët e gruas së re ishin të pushtuar nga ankthi, sepse nuk dinin asgjë për fatin e saj dhe djalit të saj të mitur A.M.
Vlen të theksohet se në muajin gusht ka pasur një shtim të numrit të të larguarve nga shtëpia, kryesisht femra në moshë të re, denoncimi për të cilat është bërë nga baballarët apo bashkëshortët.





