DURRËS, 18 tetor 2014 –  Më 17 tetor 2014, z. Bujar Nishani, Presidenti i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas një fjalim patetik kundër Kuvendit të Shqipërisë, emëroi magjistraten znj. Joana Qeleshi kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Vëmë në dukje se më 19 korrik 2013 Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi që Joana Qeleshi të kryejë përkohësisht detyrën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Kjo për shkak se tri ditë më parë, më 16 korrik 2013, z. Ervin Metalla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me dekret të Presidentit të Republikës dhe kryetar i KLD-së, Bujar Nishani, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/