Durrës, 7 korrik 2014 – Pakujdesia në punë i ka kushtuar shtrenjtë një 33 vjeçari, që po pastronte oborrin e shtëpisë ku po kryente disa punime.

33 vjeçari R.H., nga Durrësi ishte punësuar nga një banor i lagjes nr.11 në Durrës për të kryer disa punime në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Ndërsa ka mbaruar një pjesë të punës që kishte marrë përsipër, 33 vjeçari ka nisur të pastrojë vendin përreth, por ndërkohë kishte lënë ende të ndezur gurin fresibël.

Temperaturat e larta të ditës së shtunë duket se e kanë trullosur 33 vjeçarin që është treguar i pakujdesshëm. Ndërsa pastronte ai i është afruar në mënyrë aksidentale gurit fresibël e për pasojë ka prerë këmbën e majtë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/