DURRËS, 26 prill 2013– Është prezantuar në ambjentet e prefekturës së Durrësit në prani edhe të zv-ministrit të Brendshëm Ferdinand Pone, prefekti i ri i Qarkut Durrës Genc Juka.
Gjatë prezantimit Pone e quajti prefektin e sapoemëruar si një ndër eksponentët më të njohur në drejtim të institucioneve, gjithashtu si dhe një ndër formatorët e lëvizjes demokratike në Shqipëri.
Pone shprehu vendosshmërinë e të gjithëve për punën që do të shkojë më mirë edhe për faktin se jemi në prag të zgjedhjeve.
"Ne do të bëjmë zgjedhje pa diksutim të mira dhe do të konfirmojnë mazhorancën edhe nën drejtim të Jukës në qarkun e Durrësit"- tha Pone.
Ndërkohë në fjalën e tij përshëndetëse prefekti i qarkut Durrës Genc Juka fillimisht falenderoi këshillin e ministrave për dhënien e pozicionit të prefektit të qarkut, ndërsa garantoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni zyrtare për një bashkëpunim politik në dobi të qytetit të Durrësit, duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme më 23 qershor.
/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/





