Një 22-vjeçar nga Durrësi, ndërsa po shkonte në palestër, është konfliktuar me një 28-vjeçar dhe disa persona të tjerë.
Ajo që duket e çuditshme është se i riu, gjatë konfliktimit me disa persona është prezantuar si punonjës policie.
“Më datë 19.06.2017, lagjen nr 14, në NishTulla, shtetasi G.H, vjeç 22, banues në Durrës, duke shkuar për në palestër, është konfliktuar me shtetasin B.B, vjeç 28, banues në Durrës, e disa persona të tjerë, ku dyshohet se është prezantuar se ishte punonjës Policie. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim” njofton policia e Durrësit.





