Për një procedim administrativ të policisë rrugore, ngre në këmbë komisariatin e policisë së Durrësit.

Kështu ka ndodhur me një 24-vjeçar nga Durrësi, i cili një ditë më parë është ndëshkuar nga rrugorët për një shkelje të Kodit Rrugor.

Për të protestuar ndaj procedimit administrativ, 24-vjeçari E.Sh. i është drejtuar komisariatit të policisë.

Në prani të policëve, i riu ka përkeqësuar edhe më shumë situatën e tij, pasi ka nisur të ngrejë zërin e të protestojë dhe për këtë është ndëshkuar.

Policia e Durrësit ka nisur ndaj tij procedimin penal në gjendje të lirë, pasi akuzohet për prishje të qetësisë publike.