DURRËS, 9 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se mbrëmjen e së shtunës, më 7 shkurt 2015, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në të gjitha lokalet e natës. Përveç grupeve të planëzuara, ka pasur dhe inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të evidentuar dhe verifikuar zbatimin e ligjit Antiduhan. 

Në përfundim të operacionit, u proceduan penalisht 3 lokale për prishje të qetësisë publike, si edhe u ndëshkuan 4 lokale për shkelje te Ligjit Antiduhan me gjoba 350 mijë lekë secili. Kontrollet do të vazhdojnë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/