DURRËS, 2 gusht 2014 – Në një njoftim për shtyp, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave bën të ditur se ka nisur procedurat për anulimin e 22 licencave të peshkimit detar, ujërave të brendshme dhe akuakulturës si dhe 45 kontratave për tokat bujqësore.
Për këtë qëllim është ngritur një Task-Forcë për verifikimin e procedurave që janë ndjekur si dhe zbatueshmërisë së kushteve që përmbajnë licencat e peshkimit dhe kontratat e tokave bujqësore.
Sikurse dihet, Durrësi ka pjesën më të madhe të licencave dhe flotës së peshkimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





