DURRËS, 27 maj 2013– Ditën e premte me datë më datë 24.05.2013 strukturat për parandalimin e hetimin në Komisariatin e Policisë Durrës kanë identifikuar autorin e vjedhjes së një magazine materialesh alumini në lagjen Nr.1 të qytetit Durrës.
Sipas policisë, pas konstatimit të këtij rasti, më datë 24.04.2013, në këtë Komisariat, ka bërë kallëzim shtetasi V.L., i cili deklaron vjedhjen e një sasie tubash alumini si dhe aksesorëve montues.
Si autor i dyshuar i kësaj vjedhje u identifikua shtetasi F.Ll., 15 vjeç, i cili pas kryerjes së veprimeve të para po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Mbi 15 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Vjedhje”.





