DURRËS, 21 nëntor 2013 – Kapen edhe dy shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 20 nëntor 2013, ora 5.00 paradite, u arrestua Denis Ç., 26 vjeç, me banim në Fushë Krujë, sepse rreth orës 00.45, është kapur në Rinas i bërë “dru” nga pijet alkoolike. Ai po ngiste një Opel me targa AA566FH. Po më 20 nëntor 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit S.M., 20 vjeç, banues në lagjen Nr .13 Durrës, me arsim të lartë, sepse rreth orës 11.30, në lagjen Nr 5 Durrës është kapur duke drejtuar një Renault Clio me targa BE 17192, pa patentë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





